Fansat e Beyonce janë bindur se ylli mund të zbulojë albumin e saj të ri rock gjatë Met Gala 2026, pasi ajo publikoi disa fotografi provokuese në Instagram që ndezën menjëherë spekulimet në rrjet. Këngëtarja 44-vjeçare, e cila do të jetë bashkë-moderatore e eventit, u shfaq e veshur me një fustan dramatik vjollcë, detaj që shumë fansa e lidhën me këngën ikonike “Purple Rain” të Prince. Prej kohësh përflitet se artistja po përgatit një album të frymëzuar nga muzika rock, që pritet të jetë Akti i Tretë i trilogjisë së saj muzikore, pas albumeve Renaissance dhe Cowboy Carter, shkruan DailyMail.
Fotografitë e fundit, ku ajo shfaqet me stil dramatik dhe elemente simbolike, përfshirë detaje të fshehta si taka dhe objekte të vendosura me kujdes, shtuan edhe më shumë teoritë e fansave se një surpr