Ministria e Financave njofton se transheja e re prej 176.6 milionë denarëve ose afërsisht 2.9 milionë euro është transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore për mbështetjen e kompanive vendore. Nga MF thonë se kjo është transheja e dytë këtë vit që plasohet në Bankën Zhvillimore, kurse prej andej në bankat komerciale përmes të cilave mjetet plasohen tek shfrytëzuesit e fundit, respektivisht kompanitë. “Deri më tani, janë plasuar në ekonominë vendore gjithsej 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro.
Qeveria i siguroi këto mjete përmes linjes kreditore nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me për mbështetjen e ekonomisë vendore. Mbështetja konsiston në plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do