Futbolli anglez është tronditur nga një skandal i madh përpara ndeshjeve kyçe të sezonit. Lufta për një vend në Ligën Premier mori një rrëmujë të papritur që para ndeshjeve të para të ‘play-off’-it, dhe akuza të rënda për spiunazh iu drejtuan Southampton përpara takimit me Middlesbrough. Në lojë është, rikthimi në futbollin elitar anglez, por edhe 200 milionë euro që fitohen me inkuadrimin në Ligën Premier.
Sipas mediumit BBC , një analist i Southamptonit dyshohet se është kapur duke filmuar një seancë stërvitore të Middlesbrough nga një kodër aty pranë. Ai dyshohet se ka bërë fotografi të planeve taktike të ekipit kundërshtar. Incidenti, sipas mediave angleze, ndodhi të enjten.
Personi i lidhur me Southamptonin dyshohet se po qëndronte në një kodër pranë fushës stërvitore të Middlesbrough