Një metodë e thjeshtë ujitjeje ndihmon bimën të marrë vetëm sasinë e ujit që i nevojitet, pa e lagur tepër dheun dhe pa dëmtuar gjethet A e dini cila është mënyra më e mirë për t’i ujitur bimët? Një adhurues i madh i bimëve së fundmi ka treguar se si bima mund të marrë sasinë optimale të ujit dhe si mund të mbrohen ato bimë që nuk e pëlqejnë ujin në gjethe. Brad Canning ka zbuluar se një nga mënyrat më të mira për ujitjen e bimëve në shtëpi është metoda “nga poshtë lart”.
Ky dizajner grafik 29-vjeçar dhe adhurues i bimëve nga Australia ka publikuar një video ku “ujit” një bimë në vazo duke e hedhur ujin në pjatën e poshtme të vazos, e jo drejtpërdrejt mbi bimë. Kjo metodë e thjeshtë quhet “ujitje nga poshtë” dhe konsiderohet mënyrë më e barabartë e ujitjes, sepse e nxit rrënjën të rritet d