​Bahri Hyseni zgjidhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur sot Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. Caktimi i tij në këtë pozitë është bërë pasi ka marrë besimin nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës. “Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z.

Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, thuhet në njoftimin e KPK-së pas mbledhjes së somte. KPK, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Arian Gashi, mbajti takimin e 301-të, në të cilën shqyrtoi dhe mori vendime lidhur me një sërë çështjesh të rëndësishme për funksionimin, administrimin dhe përgjegjësitë institucionale të Sistemit Prokurorial

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *