Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar rikthimin e princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar, duke u shprehur se është i kënaqur që çifti po largohet nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë një bisede me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump u pyet drejtpërdrejt për rikthimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it në Britani. Përgjigjja e tij ishte e qartë.
“Jam i kënaqur për këtë”, tha Trump, duke shtuar: “Nuk kam qenë fans i tyre”. Madje, presidenti amerikan deklaroi se, po të ishte në dorë të tij, Harry dhe Meghan nuk do të ishin të mirëpritur në Britani. “Unë nuk do t’i pranoja përsëri.
Po të isha në vendin e familjes mbretërore, nuk do ta pranoja përsëri atë”, u shpreh Trump, duke iu referuar princit Harry. Kritikat e Trump u përqendruan veçanërisht te Meghan Markle dhe mënyra se si
Topics: #trump #rikthimin #dhe