Xhudistja Erza Muminoviq dhe gjimnastja Sara Pllana janë përfshirë në listën e përfituesve të bursave olimpike në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028 (LA28). Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, theksoi se nënshkrimi i bursave përbën një motiv shtesë për sportistet në rrugëtimin drejt sukseseve të reja dhe rrit përkushtimin në procesin e përgatitjeve. Edhe Muminoviq dhe Pllana u shprehën mirënjohëse për mbështetjen e KOK-ut, duke theksuar se do të vazhdojnë me punë dhe angazhim për të arritur objektivin kryesor, fitimin e normës olimpike.
Me përfshirjen e dy sportisteve, numri i përgjithshëm i bursave olimpike të KOK-ut ka arritur në 34, duke shënuar rekord të mbështetjes për sportistët elitarë të Kosovës. Sipas KOK-ut, përveç të hyrave