Florentino Perez dëshiron transferimin e Kenan Yildiz

Kenan Yildiz po vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, ndërsa Real Madridi po përgatitet për një verë të nxehtë në afatin kalimtar, ku priten disa lëvizje strategjike për të përforcuar skuadrën. Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport , presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është një admirues i madh i talentit të ri të Juventusit. Yildiz shihet si një përforcim ideal që mund t’i japë një dimension të ri repartit ofensiv të “Los Blancos”.

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi mbetet shumë i vështirë. Sulmuesi 21-vjeçar rinovoi kontratën e tij me klubin torinez deri në vitin 2030, duke e bërë të qartë se Juventusi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve më premtues në skuadër. Real Madridi identifikon pasardhësin e Viniciusit Yildi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *