David Prats, ish-anëtar i stafit të Xavit, ka kritikuar Barcelonën, duke thënë se klubi nuk i ofroi mjaftueshëm mbështetje trajnerit spanjoll gjatë periudhës së tij në krye. “Xavi është me disa nivele mbi të gjithë të tjerët, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Për mua, ai është trajner i klasit të lartë”, tha trajneri aktual i Al-Shamal.
“Presioni është i jashtëzakonshëm. Je te një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe duhet të fitosh dhe të luash mirë gjatë gjithë kohës. Këtë e ndjen edhe si analist”.
“Ajo që më lëndoi më shumë ishte kritika e pabazë e drejtuar ndaj nesh, sidomos ndaj Xavit”. “Ai nuk e meritonte; ishin të padrejtë me të. Dhe për më tepër, ne nuk u mbrojtëm nga brenda”.
Xavi ka qenë në përplasje me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, që nga shkarkimi i tij në v