Pas 28 vitesh infertilitet, 48-vjeçarja ishte bërë nënë e binjakëve – rrëfimi i gjinekologut Sebajdin Gjini

Një nga rastet më emocionuese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ishte ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila pas 28 vitesh infertilitet arriti të bëhej nënë e binjakëve. Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital , Gjini tregoi se bëhej fjalë për një shtatzëni me rrezik të lartë, e cila kërkonte monitorim të vazhdueshëm dhe kujdes maksimal mjekësor. Sipas tij, gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada duke u përballur me infertilitetin, derisa më në fund arriti të mbetej shtatzënë.

“Kam pasur para dy vitesh një shtatzëni të një gruaje 48-vjeçare, e cila përfundoi me sukses deri në termin e lindjes. Ishte në pyetje një sterilitet 28-vjeçar dhe ajo solli në jetë binjakë”, u shpreh Gjini. “Dikur prisnin jashtë derës…”, si ka ndryshuar roli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *