Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi, por jo edhe nga Turqia Futboll Gazeta Express 08/05/2026 16:41 Milot Rashica, i cili ka humbur rëndësinë te Beşiktaşi, ka një admirues nga Superliga turke. Klubi nga Stambolli, që dëshiron ta ketë futbollistin kosovar në skuadër, ka vendosur një çmim prej 3.5 milionë eurosh. Istanbul Başakşehir thuhet se e ka futur në listën e transferimeve Milot Rashicën, i cili aktivizohet te Beşiktaşi.
Mësohet se trajneri i skuadrës “Turuncu-Lacivertli”, Nuri Şahin, dëshiron ta shohë anësorin 29-vjeçar në ekip. Pretendohet se Başakşehir po përgatit një ofertë prej rreth 3.5 milionë eurosh për Rashicën, i cili ka kontratë me klubin bardhezi deri në vitin 2027. Gjithashtu raportohet se Beşiktaşi është i hapur ndaj kësaj oferte.
Rashica u transferua te Beşikt