Tetë raste me fruth, bie numri i të vaksinuarve në Kosovë

Në gjendje të rënduar shëndetësore pas simptomave u hospitalizuan në repartin D. Tetë pacientë me fruth u trajtuan në Klinikën Infektive përgjatë javëve të fundit. Të pavaksinuar kundër këtij infeksioni, një nga ta qe në rrezik për jetën, andaj qëndroi në mjekimin intensiv.

Për rastet foli drejtoresha e klinikës, Vera Berisha-Ndrejaj. “Deri më tani janë të konfirmuara gjithsej 8 raste në klinikë, janë trajtuar që të gjithë natyrisht në fillim kanë mujt mos me ardh drejt këtu sepse fillimisht janë drejtuar në pediatri por tani janë hospitalizuar këtu”, ka thënë Berisha-Ndrejaj. Tutje drejtoresha bëri të ditur se pacientët kanë qenë në gjendje të rëndë.

“Rastet të cilat i kemi pas të hospitalizuara kanë qenë forma të moderuara të rënda madje një prej tyre ka fituar komplikime shumë të rënda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *