Aston Villa dhe Freiburg janë finalistët e Ligës së Evropës pasi eliminuan Nottingham Forestin dhe Bragan. Villa ishte në disavantazh prej 0-1 nga ndeshja e parë, mirëpo skuadra e Unai Emery shënoi fitore të thellë me rezultat 4-0 në shtëpi. Ollie Watkins shënoi një gol të bukur pas asistimit të Buendias për të kaluar Villan në epërsi (36’).
Ndërsa, ishte Emiliano Buendia realizoi nga pika e bardhë pasi Pau Torres u faulla brenda zonës, për të dyfishuar epërsinë (58’). John McGinn shënoi një supergol për të konfirmuar avancimin e Villas në finale (77’), kurse fitoren e vulosi i njëjti vetëm katër minuta më vonë (81’). Në anën tjetër, Freiburg gjithashtu ka bërë një përmbysje ndaj Bragas, me rezultat 3-1, pra i përgjithshmi 4-3 për t’u kualifikuar në finale.
Braga e nisi në mënyrën më të ke