Crystal Palace kalon në finalen e Ligës së Konferencës – mposht në dy ndeshjet Shakhtarin

Crystal Palace ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Konferencës, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e kthimit Shakhtarin me rezultat 2-1, duke e vulosur kalimin me shifrat e përgjithshme 5-2. Në takimin e parë, anglezët kishin fituar 3-1. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Palace kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Yeremy Pino përfitoi nga një top i lirë në zonë dhe shënoi për 1-0.

Megjithatë, Shakhtari u rikthye në lojë në minutën e 34-t, teksa Eguinaldo realizoi një gol të bukur për 1-1. 45 minutes to go 🤝 pic.twitter.com/Ix42U1Kxru — Crystal Palace F.C. (@CPFC) May 7, 2026 Në pjesën e dytë, Crystal Palace e gjeti golin vendimtar në minutën e 52-të, kur Ismaila Sarr doli përballë portierit dhe shënoi për 2-1, me topin që përfundoi në rrjetë pasi goditi edhe shtyllën.

Në finale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *