Zëvendësministri Lleshi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, rikonfirmohet partneriteti strategjik

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Gegë Lleshi, ka realizuar vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku zhvilloi takime me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe drejtues të tjerë të lartë institucionalë e ushtarakë. Gjatë vizitës, Zëvendësministri Lleshi u prit nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, avancimin e projekteve të përbashkëta dhe koordinimin përballë sfidave të sigurisë. Në njoftimin për media thuhet se delegacioni zhvilloi takim edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ku u diskutua për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e bashkëpunimit ushtarak sipas standardeve të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *